Loading…

Dybala i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit

  • 30/09/2022 | 16:30

Dybala i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, është stërvitur pjesërisht me grupin këtë mëngjes dhe është gati të udhëtojë në ‘San Siro’ për ndeshjen e nesërme me Interin.


Sulmuesi argjentinas kishte humbur ndeshjen e fundit para pushimit më kombëtare për shkak të një lëndimi.

Sipas ‘Calciomercato.com’, ish-sulmuesi i Juventusit u stërvit pjesërisht me pjesën tjetër të ekipit në Trigoria në mëngjes dhe pati një bisedë me Jose Mourinhon duke u siguruar që ai të mos ndjejë më dhimbje në kofshë.

Prandaj, ‘Special One’ do të përfshijë emrin e argjentinasit në listën e skuadrës për udhëtimin në Milano ku Roma do të përballet nesër në orën 18:00 me Interin.

Sipas raportit, Dybala do të startojë së bashku me Nicolo Zaniolo dhe Tammy Abraham, ndërsa kapiteni Lorenzo Pellegrini do të luajë në mesfushën qendrore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë