Loading…

Dylan nuk merr pjesë në ndarjen e Nobelit

  • 16/11/2016 | 17:38

Dylan nuk merr pjesë në ndarjen e Nobelit

Këngëtari legjendar Bob Dylan, që ditë më parë është shpërblyer me çmimin Nobel për letërsi, ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë formale të ndarjes së çmimeve që do të mbahet më 10 dhjetor në Stockholm.

Dylan është shprehur i nderuar me çmimin dhe ka shkruar se do të donte që të mund vinte në ceremoni. Ai e ka arsyetuar këtë vendim me obligimet që i ka gjatë muajit dhjetor e të cilat nuk mund t’i anulojë.

Akademia suedeze ka bërë të ditur se secili laureat i Nobelit është i detyruar që ta mbajë fjalimin me rastin e pranimit të çmimit, edhe nëse nuk merr pjesë personalisht në ceremoninë solemne. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë