Loading…

Dyshimet për bombë në stacion, qytetarit i ikën autobusi për Austri

  • 23/12/2021 | 17:34

Dyshimet për bombë në stacion, qytetarit i ikën autobusi për Austri

Dyshimet për një bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, kanë bërë që Selman Currit t’i ikën autobusi për në Austri.


Ai për Ekonomia Online, ka konfirmuar se kishte ardhur me kohë në stacion, por që papritur Policia kishte bllokuar rrugën, duke i pamundësuar që të hip në autobus.

Curri ka sqaruar se edhe çanta me gjithë dokumente që e kishte me vete i ka mbetur në një kafiteri që ishte aty pranë.

Përgjigje ai tha se nuk ka marrë nga askush dhe se do të pres se çka do të ndodh.

“Unë erdha para 15 minutave para se me u mshel, dola e lash çantën aty te qebaptorja edhe kur erdha me marr çantën me hyp në autobus u mshel rruga, m’ka mbet çanta brenda, autobusi shkoj”.

“Asnjë përgjigje kurrkush nuk na dha. Veç po pres, nuk kam çka me bë, i kam të gjitha dokumentet”.

Përderisa Policia ka bërë të ditur se një telefonatë anonime që e kanë pranuar është njoftuar për një bombë në stacion ku edhe ka evokuara të gjithë udhëtarët dhe stafin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë