Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me raportimet nga mediat se disa parashutistë nga Serbia, janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Në informacionin zyrtar të publikuar nga Policia e Kosovës, u tha se kanë patrolluar menjëherë në atë zonë pasi kanë marrë këto informata.
Lidhur me këtë, policia nuk ka hasur në asnjë parashutistë, derisa ka ndërmarrë veprimet e saj drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR.
Njoftimi i plotë:
Informacion zyrtar
Prishtinë 29.06.2022
Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutusitë nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës.
Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare.
Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in./gazetametro.net