Loading…

Dyshohen për manipulim me testin e patentë-shoferit, Gjykata refuzon paraburgimin për tre persona

  • 02/09/2026 | 18:06

Dyshohen për manipulim me testin e patentë-shoferit, Gjykata refuzon paraburgimin për tre persona

Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar për keqpërdorim gjatë testit me shkrim për patentë-shofer, përcjell Gazeta Metro.


Sipas përgjigjes së Gjykatës për KosovaPress, ndaj të dyshuarve me inicialet A.G., H.K. dhe E.G. është vendosur një masë tjetër sigurie, që ua ndalon afrimin ndaj një vendi apo personi të caktuar.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.G., H.K. dhe E.G.”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Kjo masë është caktuar për periudhën prej një muaji dhe ka hyrë në fuqi më 31 gusht 2026. Rasti lidhet me dyshimet për përdorim të mjeteve të komunikimit dhe pajisjeve teknologjike gjatë provimit teorik për patentë-shofer. Policia kishte njoftuar më herët se kishte ndërmarrë veprime hetimore pas informacioneve se disa kandidatë mund të merrnin ndihmë nga jashtë përmes pajisjeve të komunikimit.

Gjatë ndalimit të një automjeti, zyrtarët policorë kishin kryer kontroll dhe kishin gjetur pajisje që dyshohet se mund të ishin përdorur për këtë qëllim. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, më pas ishin kontrolluar edhe dy lokacione, mirëpo aty nuk ishin gjetur materiale të dyshimta. Gjykata, megjithatë, ka vlerësuar se nuk ka vend për masën e paraburgimit dhe ka vendosur masën e ndalimit të afrimit ndaj personit ose vendit të caktuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë