Loading…

Dyshohen se falsifikuan monedha 2 euro: Gjykata u shqipton paraburgim

  • 30/11/2023 | 23:04

Dyshohen se falsifikuan monedha 2 euro: Gjykata u shqipton paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë të dyshuarve se kishin falsifikuar monedhat 2-euroshe.


Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se vendimi është marrë në orët e vona pasi paraprakisht Prokuroria Speciale kishte parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe.

Në kërkesën Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi se të pandehurit B.A, Sh.A, A.A, S.R, M.K. dhe H.D, me qëllim të përfitimi të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, dhe atë gjithsej 42,505 copë të monedhave metalike me prerje 2 euro, në shumën totale 85 mijë euro.

Sot gjatë ditës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë sjellë para gjykatës gjashtë të dyshuarit, të cilët u arrestuan nën dyshimin për prodhimin dhe vënien në qarkullim të monedhave 2-euroshe.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) të mërkurën njoftoi se në një opoeracion të përbashkët me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar në flagrancë gjashtë persona, të cilët dyshohen për prodhim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara, konkretisht monedha metalike 2-euroshe.

Nga ky aksion, janë sekuestruar thasë me para në vlerë mbi 85 mijë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë