Policia e Kosovës është deklaruar sërish në raportin e saj 24-orësh në lidhur me arrestimin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Gazeta Metro.
Ademi u ndalua të mërkurën për 48 orë nga policia nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale ‘keqpërdorim i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.
Siç thuhet në raportin e policisë, i njëjti ka kryer veprat e lartcekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK’së.
”Prishtinë 22.03.2023 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor,” thuhet në raport.
Kujtojmë se siç u raportua i pari i FFK’së natën e ka kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. /gazetametro.net