Loading…

Dyshohet për vrasjen e mësueses italiane, zbardhet dëshmia e të riut shqiptar

  • 27/10/2019 | 17:17

Dyshohet për vrasjen e mësueses italiane, zbardhet dëshmia e të riut shqiptar

I arrestuari shqiptar, Segio Malaj, një ditë më parë me akuzën e vrasjes së 91 vjeçares italiane, Diva Compagnucci i është përgjigjur prokurorit kompetent në lidhje me rastin e ndodhur, shkruan Gazeta Metro.


Në deklaratën e dhënë ndaj prokurorit Mirko Piloni, Malaj ka mohuar akuzat për këtë vrasje duke thënë se nuk ka qenë në atë pallat dhe nuk ka hyrë në banesën e të moshuarës.

“Nuk e kam vrarë unë. Nuk kam qenë në atë banesë , kam qenë në një vend tjetër”, tha Malaj për rastin e vrasjes së 91’vjeçares italiane e cila ishte ish mësuese në pension.

I riu shqiptar i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorit, duke dhënë versionin e tij të fakteve në lidhje me vrasjen e gruas në shtëpinë e së cilës ishte e punësuar nëna e tij.

Ai e mohoi këtë vrasje, për të cilën ka pasur edhe disa dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se Sergio Malaj është parë atë ditë rreth shtëpisë.

Sipas hetimeve, dëshmi tjetër kundër tij janë edhe veshjet e zhytura me gjak që ishin gati për tu larë në lavatriçe kur u gjetën në banesën e tij.

Në lidhje me rastin ka ende elemente të tjera pa u sqaruar, të cilat priten të zbardhen më 28 tetor kur do të zyrtarizohet edhe urdhëri i arrestimit.

Malaj jetonte së bashku me familjen në Tolfa, ku ka ndjekur shkollën e mesme për elektronikë. Sipas banorëve të qytezës, ai nuk kishte paraqitur probleme asnjëherë më parë ndërsa prindërit e tij njihen si njerëz punëtorë dhe të respektuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë