Tifo grupi “Plisat”, ka mbetur pa bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e fundit të Kombëtares së Shqipërisë të fazës grupore në kampanjën kualifikuese EURO 2024, kjo pasi siç raportohet dyshohet se ky tifo grup ka keqpërdorur në vazhdimësi biletat e ofruara nga FSHF’ja, e për këtë ka reaguar edhe grupi i tifozëve të “Plisave” shkruan Gazeta Metro.
Plisat në reagim kanë thënë se nuk janë pajisur me bileta për këtë takim.
“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë është raportuar, se burime brenda po këtij tifogrupi, kanë dhënë arsyet se pse FSHF-ja nuk ka ndarë biletat për tifogrupin kosovar.
“Plisat” dyshohet se kanë keqpërdorur në vazhdimësi biletat e ofruara nga FSHF-ja për ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania”, ku të njëjtit me biletat marra nga numri i caktuar nga Federata Shqiptare kanë shpërndarë ato diku tjetër, teksa vet ata kanë siguruar hyrjen më herët.
Postimi i plotë i tifogrupit “Plisat”:
Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.
Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.
Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.
Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.
Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.
Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.
Shihemi në Gjermani!