Loading…

Charles Darwin: Fletoret në vlerë milionëshe të humbura që 20 vjet

  • 24/11/2020 | 22:56

Charles Darwin: Fletoret në vlerë milionëshe të humbura që 20 vjet

Libraria e Universitetit të Cambridget ka njoftuar se dy fletore shënimesh të Charles Darwinit, me vlerë miliona funte, mungojnë tash e 20 vjet.


Një nga to përmban skicën e famshëm “Pema e Jetës” të shkencëtarit të shekullit të 19-të.

Pas një “kontrolli të detajuar”, përgjegjësit kanë ardhur në përfundim se ato me gjasë janë vjedhur.

Kanë lansuar një apel te publiku për të ndihmuar që të gjenden ato.

“Është zemërthyese. Nuk do të lëmë asnjë gurë pa e lëvizur”, ka thënë Jessica Gardner, bibliotekarja e Universitetit të Cambridget.

Ato fletore së fundi janë parë në nëntor të vitit 2000, pas një “kërkese të brendshme” për t’u larguar nga vendi i veçantë që të fotografohen. U dërguan në një studio të përkohshme, ndërsa në atë kohë po bëheshin ndërtime në librarinë.

Vetëm në një kontroll rutinor, dy muaj më vonë, ishte zbuluar se ato mungojnë.

“E dimë se ishin fotografuar në nëntor. Por nuk e dimë se çfarë ka ndodhur nga ajo kohë deri në janar të vitit 2001, kur është parë se nuk janë në vendin e paraparë”, ka thënë Gardner, raporton BBC. “Dhe nuk ka asgjë që na thotë më tepër për këtë”.

Fillimisht ishte menduar se janë vendosur në ndonjë vend të gabuar.

“Paraardhësit e mi kanë menduar vërtetë se janë vendosur diku gabimisht dhe do të gjenden”, ka thënë Gardner, që është bërë drejtuese e librarisë që nga viti 2017.

Pas një kontrolli gjatë viteve është parë se mungojnë.

Ndoshta nuk është befasi se është dashur aq shumë kohë për të kontrolluar, duke marrë parasysh se ka më tepër se ka më tepër se 10 milionë harta dhe dorëshkrime e objekte të tjera.

Në fillim të vitit, Gardner kërkoi një hetim të ri. Ajo nuk ka dashur të pajtohet me faktin se ato thjeshtë do të gjenden në librari një ditë.

Ajo beson se fletoret janë vjedhur.

“Fletoret me shënime me gjasë janë vjedhur”, ka deklaruar ajo.

Vjedhja, thotë ajo, “duhet të mendohej si një mundësi që nga fillimi dhe kjo nuk ka ndodhur”.

Procedurat e sigurisë, shpjegon ajo, janë “rishikuar dhe rishikuar” dhe “forcuar” gjatë dy dekadave të fundit.

“Tani nëse nuk do të gjendej ndonjë gjë e kësaj shkalle dhe rëndësie, ne do të shkonim në polici.”

Policia e Cambridgeshire tani është informuar dhe zhdukja e fletoreve është regjistruar në Regjistrin kombëtar të Humbjeve të Artit për artefaktet kulturore të humbura. Policia gjithashtu ka shtuar fletoret që mungojnë në bazën e të dhënave të Interpolit për veprat e vjedhura të artit. / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë