Loading…

Dyshohet se RTK’ja ka bërë manipulime financiare në kurriz të puntorëve

  • 13/03/2017 | 13:30

Dyshohet se RTK’ja ka bërë manipulime financiare në kurriz të puntorëve

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit te Kosovës përmes një komunikate për media, ngre dyshime te bazuara për manipulime financiare nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, në kurriz të punëtorëve të këtij mediumi.

”Sindikata e Pavarur e RTK-së ngre dyshime te bazuara për manipulime financiare nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, në kurriz të punëtorëve të mediumit publik. Sipas projeksionit buxhetor të siguruar nga Sindikata, për periudhën Janar-Mars 2017, drejtuesit e RTK-së kanë marr nga Kuvendi 37.500 euro në emër të shpenzimeve për sigurime,” thuhet në komunikatë.

Kjo Sindikatë shpreh si shqetësim, edhe atë se prej datës 1 janar 2017, puntorë r RTK’së kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.

”Ndërsa punëtorët e RTK-së prej datës 1 janar 2017, kanë mbetur pa sigurim shëndetësor. Sindikata e Pavarur e RTK-së, përmes një emaili të brendshëm të datës 22 Shkurt 2017, ka kërkuar sqarim nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së për këto mjete, por nuk ka marr përgjigje. Duke qenë se kjo heshtje po vazhdon për 20 ditë, SPRTK kërkon publikisht sqarim për këtë çështje që atakon drejtpërdrejt shëndetin dhe mirëqenien e të punësuarve. SPRTK konsideron se manipulimet financiare në emër të punëtorëve, ndryshimi i linjave buxhetore dhe mashtrimi me punëtorët, kanë konsekuenca penale”

”SPRTK kërkon nga Prokuroria ta hetojë këtë rast që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. Në ditët në vijim Sindikata do të jetë e detyruar t’i ftojë punëtorët në protestë pasi që nuk është hera e parë që dëmtohet interesi i tyre,” thuhet tutje në komunikatë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë