Loading…

Dyshohet se u vra pasi kërkoi ndihmë për Kosovën

  • 18/12/2016 | 12:16

Dyshohet se u vra pasi kërkoi ndihmë për Kosovën

Gazeta britanike “The Daily Star Sunday” muajin e kaluar raportoi se “disa dëshmi të papërdorura dhe të pazbuluara” janë rishikuar gjatë hetimeve fillestare ndaj vrasjes së reporteres Jill Dando më 1999.


E tani hetues serbë kanë thënë se do të kontaktojnë me Policinë Britanike për të hetuar vdekjen e Dandos, pasi dëshirojnë të dinë nëse vdekja e prezantueses televizive ka qenë e lidhur me një vrasje tjetër pothuajse identike të gazetarit serb Slavko Çuruvija disa ditë më herët.

Ata besojnë se mund të ekzistojë një lidhje pasi që pak javë para vdekjes së saj, Dando kishte bërë një apel publik në televizionin BBC për t’u dalë në ndihmë refugjatëve kosovarë – dhe fillimisht policia kishte dyshuar se mos kishin të bënin me vrasje për hakmarrje, transmeton Koha.net.

Një zyrtar serb ka pranuar: “Ka spekulime këtu [në Serbi] se vdekja e saj mund të jetë e ndërlidhur me vrasjen e Slavko Çuruvija, e ndoshta edhe me atë të Arkanit, një kriminel i shquar dhe komandant i një force paramilitare në luftërat e Jugosllavisë”.

Çuruvija u vra më 11 prill, 1999, ndërsa Arkani – i cili ka qenë në listën e “më të kërkuarve” të Interpolit dhe mendohet ta ketë urdhëruar vrasjen e Çuruvijes – i cili ishte qëlluar për vdekje në hotelin InterContinental në Beograd janarin e vitit 2000.

E veja e Çuruvijes, Branka Prpa, ka theksuar ngjashmëritë e vrasjes së Jillit në atë kohë.

“Mendoj se ka një ndërlidhje. Mendoj se të dy janë ekzekutuar. Slavko nisi të binte për toke dhe kur u ktheva për të parë se çfarë po ndodhte, u godita me një armë në kokë. Derisa po bija për toke, pash një person me një pallto të zezë dhe një kapelë. E kur u shtriva për toke përkrah Slavkos, ky person e qëlloi atë në kokë”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Zyrtarët serbë kanë shprehur dëshirë që të flasin edhe me ish-Komandantin e Skuadrës Ajrore, John O’Connor për pretendimet se “informata të shkëlqyera” ishin injoruar.

O’Connor ka thënë se ka pasur informata detyruese për “një person në të zeza” i parë duke pritur me telefonin e tij mobil pranë shtëpisë së Jillit në Fulham.

Ai beson se ai person ka qenë vrasësi dhe një prej dy personave që e kishin mbikëqyrur yllin televiziv.

“Personi i identifikuar ka qenë një dëshmitar i rëndësishëm. Por policia Metropolitane mbylli sytë ndaj gjithçkaje porsa e kapën të gjorin Barry George”, ka thënë O’Connor.

George, 56-vjeç, u arrestua në vitin 2000 dhe u dënua për vrasjen e Jillit korrikun e vitit 2001. Ai u shpall i pafajshëm më 2008.

Reporterja Jill u vra më 26 prill, 1999. Ajo u shty për toke në prag të derës së shtëpisë së saj dhe u qëllua në kokë, një sulm ky që kishte shenja të një “goditjeje” profesionale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë