Loading…

Dyshohet se xhandarmëria serbe përsëri u fut në territorin e Kosovës 

  • 26/09/2020 | 15:01

Dyshohet se xhandarmëria serbe përsëri u fut në territorin e Kosovës 

Dyshohet se të premten (25.09.2020) pasdite, pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.


Sipas faqes “Svirca” në Facebook, kësaj radhe ata janë xhiruar dhe fotografuar derisa ishin rreth 500 metra nga kufiri në Svircë – Kapi.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratin, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se ka qenë data 7 gusht 2020, kur xhandarmëria serbe është parë duke kaluar nëpër Karaçevë të fshatit Kamenicë.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime tek banorët e kësaj ane.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë