Loading…
Dyshoi për komplot: Kim Jong-un e hedhë gjeneralin në akuarium, e bën ushqim për peshqit mishngrënës
  • 09/06/2019 | 15:42

Dyshoi për komplot: Kim Jong-un e hedhë gjeneralin në akuarium, e bën ushqim për peshqit mishngrënës

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet se ka ekzekutuar një gjeneral tek i cili dyshonte për komplot, duke e hedhur atë kështu në një akuarium të madh, të mbushur me piranja, transmeton Gazeta Metro.


Siç raportojnë mediat e huaja, gjenerali i paemër u tha se ishte viktima e fundit e udhëheqësit diktatorial, i cili ka ekzekutuar ndihmës të shumtë, përfshirë  këtu të dërguarin e tij në SHBA në maj.

“Gjenerali dyshohet se u vra në një akuarium gjigant piranjash të ndërtuar brenda Rezidencës Ryongsong të Kim, në Pyongyang, pasi u akuzua për komplotin e një grushti shteti”, kështu shkruan Dailt Star.

Pretendohet se gjenerali kishte krahët të prera me thika para se të hidhej në rezervuar, e cila ishte e mbushur me qindra piranja të importuara nga Brazili.

Megjithatë, është ende e paqartë nëse gjenerali u vra nga peshku mishngrënës, apo vdiq nga plagët e tij të mëparshme.

Kujtojmë iranjat janë peshq mishngrënës me dhëmbë të mprehta që mund të heqin mishin nga një kufomë për pak minuta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë