Loading…

E adhurojnë të gjithë: Jennifer Aniston tregon kërkesat që ka ndaj mashkullit ideal

  • 15/09/2021 | 16:18

E adhurojnë të gjithë: Jennifer Aniston tregon kërkesat që ka ndaj mashkullit ideal

“Preferoj dikë që më kërkon përballë të dal me të, jo përmes ekranit”


Aktorja Jennifer Aniston, deklaroi se interesi për burrat e famshëm është zbehur dhe ish-lidhjet e saj me personazhe VIP janë diçka e të shkuarës.Gjatë promovimit të sezonit të ri të serialit “The Morning Shoë”, theksoi se dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të mos jetë domosdoshmërisht dikush që punon në të njëjtën industri me të.

Sa i përket funksionimit të marrëdhënies mes një dysheje të famshëm-jo të famshëm , Aniston është shprehur: “Absolutisht. Diçka e tillë ka ndodhur dhe kjo është pak a shumë ajo që shpresoj, që partneri im i ardhshëm të mos jetë pjesë e kësaj industrie”.

Aniston nuk i preferon as njohjet nga aplikacione të posaçme njohjesh, dhe ajo ia ka lënë gjetjen e dashurisë, fatit dhe mënyrave normale të takimeve.“Preferoj dikë që më kërkon përballë të dal me të, jo përmes ekranit. Këtë do doja!”, thotë ajo.

Pasi u përfol për një lidhje dashurie mes yjeve të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schëimmer, ky i fundit mohoi të gjithë zërat. Aktori ka hodhi poshtë të gjithë aludimet. “Ne të dy e pëlqenim njëri-tjetrin, por nuk përputheshim. Njëri nga ne ishte në lidhje dhe asnjëri nuk e kaloi kufirin”,u shpreh David.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Aniston u shpreh se nuk besonte te lidhja perfekte, që mund te ekzistojë përjetësisht.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë