Loading…

E akuzuan rëndë për ndërhyrje në fytyrë: Reagon Hailey Baldwin

  • 22/05/2020 | 16:20

E akuzuan rëndë për ndërhyrje në fytyrë: Reagon Hailey Baldwin

Modelja e njohur, Hailey Baldwin ka reaguar së fundmi në lidhje me thashethemet për ndërhyrje estetike në fytyrën e saj.


Reagimi erdhi menjëherë pasi një faqe në Instagram e akuzoi se përdor shumë modifikime në fotot e saj, madje edhe që ka kryer operacione plastike.

Në shkrimin e saj, Baldwin shprehet se ajo kurrë nuk ka kryer ndërhyrje dhe se fotot që janë publikuar nuk janë fotot e vërteta, pasi persona që merren me modifikime i kanë ndryshuar ato.

“Ndaloni së përdoruri foto që janë redaktuar nga artistët e makeup! Kjo foto në të djathtë nuk është ashtu si unë jam në të vërtetë. Nuk e kam prekur kurrë fytyrën, kështu që nëse do të ndaleni tek pamja ime dhe bëni krahasim kur isha 13 dhe tani që jam 23, të paktën përdorni një foto natyrale, që nuk është redaktuar kam tmerrshëm”.

Pas reagimit, faqja e ka fshirë foton.

 

View this post on Instagram

 

She snapped!!! #haileybieber

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@newsbaldwin) on

 

View this post on Instagram

 

She snapped!!! #haileybieber

A post shared by Hailey Baldwin Bieber (@newsbaldwin) on

Hailey nuk është e vetmja që  kohët e fundit është përballur me këto akuza, pasi edhe modelja Gigi Hadid është akuzuar për ndërhyrje në fytyrën e saj. Por edhe ajo i hodhi poshtë këto zëra, duke u shprehur se nuk ka kryer ndërhyrje dhe as nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]et
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë