Loading…

E ardhmja e Dybalas: Argjentinasi raportohet se ka marrë këtë vendim tashmë

  • 21/08/2019 | 21:55

E ardhmja e Dybalas: Argjentinasi raportohet se ka marrë këtë vendim tashmë

E ardhmja e Paulo Dybalas është vendosur që të zgjidhet ditë në vijim dhe sipas të gjitha gjasave ai do të mbetet te Juventusi edhe për sezonin e ri, transmeton Gazeta Metro.


Dybala ka qenë i lidhur me një numër skuadrash gjatë afatit kalimtar të verës dhe thuajse ishte afër transferimit në Premier Ligë, me Manchester United e Tottenhamin që ishin serioz në interesimin e tyre.

Sidoqoftë, për sa i përket zhvillimit të ri, duket se sulmuesi argjentinas do të vendosë që të mbetet në Torino edhe për sezonin e ardhshëm.

‘Tuttosport’ raporton se hierarkia e klubit është e sigurt se Dybala qëndron dhe vetëm një ofertë më e madhe se 70 milionë ose 80 milionë euro do të ndryshonte rrethanat.

Ditëve të fundi u raportua se Paris Saint-Germain ka kërkuar transferimin e Paulo Dybala, mirëpo Juventusi raportohej se kërkonte përfshirjen e Neymarit në këtë marrëveshje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë