Loading…

E ardhmja e pasigurt te Milani: Skuadra gjermane shpreh intresim për Rodriguezin

  • 13/08/2019 | 18:20

E ardhmja e pasigurt te Milani: Skuadra gjermane shpreh intresim për Rodriguezin

Falë lëndimit të Theo Hernandez, Ricardo Rodriguez ishte startues te Milani edhe në ndeshjet parasezonale. Përvoja, profesionalizmi dhe njohuritë taktike janë elementet që i kanë mundësuar mbrojtësit zviceran të fitojë vlerësimin e Marco Giampaolo, transmeton Gazeta Metro.


Sidoqoftë, e ardhmja e lojtarit në klub është e pasigurt me klube të ndryshme të interesuara për të, veçanërisht skuadrat e Bundesligës.

Siç raporton ‘Calciomercato’, Schalke kanë shprehur interesim për të. Klubi gjerman janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, teksa Rodriguez mbetet i preferuari i tyre.

Schalke endu nuk ka paraqitur ndonjë ofertë për Rodriguez, por ka kontakte dhe gjithçka mund të vendoset në ditët në vijim.

Ricardo Rodriguez ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në vitin 2021, teksa një ofertë prej më shumë se 15 milionë euro do të ishte e pranueshme nga ‘Rossonerët’./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë