Loading…

E ardhmja e Pjanic merr formë, pas emërimit të Sarrit si trajner i Juventusit

  • 16/06/2019 | 18:53

E ardhmja e Pjanic merr formë, pas emërimit të Sarrit si trajner i Juventusit

Edhe pas ardhjes së Maurizio Sarrit në postin e trajnerit të Juventusit, Miralem Pjanic do të vazhdoi të mbetet pjesë e kampionit italian, transmeton Gazeta Metro.


Juventusi sot zyrtarzoi Maurizio Sarrin si trajner të klubit, i cili ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare.

Kohëve të fundit, Miralem Pjanic është lidhur me një largim nga Torino, por duket se kjo nuk do të ndodhë as këtë vit. Sipas asaj që raporton Sky Italia, Pjanic do të mbetet pjesë e kampionëve italian edhe për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE: Zyrtare: Maurizio Sarri emërohet trajner i Juventusit

Sarri e pëlqen stilin e lojës të mesfushorit boshnjak, i cili është ideal edhe për stilin e lojës së Sarrit.

Pjanic vetë ka përsëritur kohët e fundit dëshirën për të vazhduar me Juventusin, me një njoftim që së shpejti pritet të vijë nga ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë