Loading…
E ardhmja në duar të sigurta: Kosova U21 turpëron Turqinë në ‘Fadil Vokrri’
  • 11/06/2019 | 22:13

E ardhmja në duar të sigurta: Kosova U21 turpëron Turqinë në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U21 ka arritur një tjetër fitore të madhe në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 21’, shkruan Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, të rinjtë e Kosovës mposhtën Turqinë me rezultatin 3-1, duke dëshmuar se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta.

Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati realizuan fitoren e ‘Dardanëve’, teksa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Ibrahim Dervisogolu.

Pas kësaj fitore, Kosova U21 prinë në Grupin 3 me 6 pike- 2 fitore në 2 ndeshje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë