Loading…
E arritur revolucionare: Testohet proteza më precize robotike
  • 10/02/2019 | 17:06

E arritur revolucionare: Testohet proteza më precize robotike

Pacientja nga Suedia me dorë të amputuar është bërë personi i parëi cili me sukses e ka kontrolluar protezën më të re më precize të dorës, transmenton Gazeta Metro.

Në këtë ndërmarrje revolucionare, implantët e titaniumit janë të lidhur në dy eshtra të krahut të epërm të pacientes, prej nga elektrodat e lidhura me nerva e muskuj kanë vënë në lëvizje sinjalin i cili e kontrollon dorën robotike dhe siguron lëvizje precize, shkruan Science Daily.

Kjo teknologji është zhhvilluar në Suedi, nga ana e ekipit të udhëhequr nga dr. Max Ortiz Catalán nga kompania Integrum AB, e cila edhe e ka financuar këtë projekt.

Protezat e rëndomta për dorë kryesisht mbështeten në elektroda, të cilat janë të lidhura në lëkurën e përdoruesve dhe të cilat lëvizjet i shkaktojnë me ndihmë e lëvizjes së muskujve,

“Disa zgjidhje të avancuara teknologjike për mjete ndihmëse prostetike janë shfaqur në botën shkencore në decenien e kaluar, por për fat të keq nuk kanë shkuar më larg se faza hulumtuese. Ky hap, të cilin ia arritën ta bëjmë, është krijuar më së shumti duke iu falënderuar asaj që ia kemi dalë t’ua mundësojmë pacientëve të përdorin sistemin neuromuskulor të instaluar për t’i kontrolluar protezat e tyre, ndërsa ky përdorim të mos ua vështirësojë detyrat e përditshme të culat i bëjnë”, ka përfunduar dr, Ortiz./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë