Loading…

E ‘arta’ Sadiku dekorohet edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave

  • 31/08/2026 | 16:40

E ‘arta’ Sadiku dekorohet edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave sportisten, Donjeta Sadiku, për suksesin e veçantë të shpalljes kampion në Lojërat Mesdhetare, kontributin në boks dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Në hapjen e Lojërave Mesdhetare në Taranto të Italisë, Donjeta mbajti me krenari flamurin e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit të sportistëve kosovarë.

Pak ditë më vonë, pas fitores në finale ndaj përfaqësueses së Serbisë, Kristina Kuluhova, ajo fitoi medaljen e artë dhe e ngriti flamurin e Kosovës në majën më të lartë të podiumit.

“Një sukses historik për Donjetën dhe Kosovën”, ka shkruar Haxhiu për suksesin e arritur të Sadikut.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë