Loading…

E bëri për spital dhe e dëboi gruan nga banesa, burri arrestohet nga policia

  • 31/10/2021 | 18:24

E bëri për spital dhe e dëboi gruan nga banesa, burri arrestohet nga policia

Stacioni policor në Hanin e Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 11:30 ka pranuar një informacion se në një banesë në rrugën “Xhemsedin Suma” në Hani i Elezit është një rast i dhunës në familje.


Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin me inicialet A.M. (37), i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij A.M. (36), duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin.

I dyshuari, pasi intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë