Loading…

E bija feston ditëlindjen, Monika ia uron uron në mënyrë speciale

  • 14/01/2022 | 19:03

E bija feston ditëlindjen, Monika ia uron uron në mënyrë speciale

Banorët e “Big Brother VIP Albania” tashmë prej muajsh janë izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri duke humbur të gjitha kontaktet me botën e jashtme, familjarët dhe të dashurit e tyre.


Megjithatë, ata mundohen vazhdimisht të prekin realitetin e jashtëm, duke bërë dedikime e duke dhuruar mesazhe plot dashuri për njerëzit e tyre të zemrës.

Ditën e sotme, vajza e Monikës, Tea, feston sot ditëlindjen e saj. Kështu, me këtë rast, aktorja e njohur ka zgjedhur t’i bëjë një surprizë të veçantë të bijës së saj.

Me anë të jastëkve dhe të peshqirave, ajo formoi në tokë emrin e vajzës së saj, një zemër dhe numrin 100.

Ndërkohë, më vonë me gota në duar së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë, ajo i këndoi para kamerave këngën e ditëlindjes.

Kjo mënyrë speciale e të uruarit ditëlindjen dhe ky dedikim kaq prekës padyshim që i ka emocionuar të gjithë konkurrentët dhe e ka përcjellur dashurinë nëpërmjet ekranit.

Rikujtojmë se Tea është përfshirë shumë në intervista ku ka folur për ecurinë e mamasë së saj në garë. Ajo ka shprehur opinionin për konfliktet e saj me Ilirin dhe është shprehur se e shikon atë si personi që nxjerr anën më të mirë të aktores.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë