Loading…

E blerë gjashtë dekada më parë, cilën pjesë në Budva po e kërkon Kosova nga Mali i Zi?

  • 24/06/2021 | 09:23

E blerë gjashtë dekada më parë, cilën pjesë në Budva po e kërkon Kosova nga Mali i Zi?

Në Republikën e Malit të Zi, sipas të dhënave të AKP’së, Kosova ka 35 prona, ka transformim dhe ndërrim të titullarit juridik të pronës në mënyra të kundërligjshme. Këto prona që tash shteti i Kosovës po tenton t’i kthejë prapë, 60 vjet pasi ishin blerë njëherë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas kësaj Agjencie, rasti më madhor është prona e ndërmarrjes shoqërore “Rekreaturs Prishtina” e zëvendësuar me “Rekreaturs Budva”, dhe shumica e këtyre pronave janë jashtë kontrollit faktit të AKP’së dhe autoritetit të likuidimit të ndërmarrjeve të Republikës së Kosovës.

Qyteza Rafailloviq në Mal të Zi.

Por për cilën pronë ka ngritur padi Ministria e Drejtësisë, dhe po kërkon ta kthejë mbrapsht?

Një pronë në bregdetin Adriatik, me mbi 4.5 mijë metra katrorë, është bërë temë diskutimi mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Autoritetet në Mal të Zi thonë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf beach properties d.o.o.” nga Podgorica, duke kërkuar kthimin e së drejtës së pronësisë në mbi 4.5 mijë metra katrorë tokë në qytezën Rafailloviq, pranë Budvës, e cila ishte blerë gjashtë dekada më parë.

Pra, bëhet fjalë për parcela në shëtitoren përgjatë plazhit të Beçiqit, ku dikur ndodhej një vend-pushimore për fëmijët.

Ish-pushimorja e fëmijëve në parcelën e diskutueshme është quajtur më herët “Ganimete Tërbeshi”, ndërsa më pas “Lahor”  sipas ndërmarrjes me të njëjtin emër, selia e së cilës, pas vitit 1999, është zhvendosur nga Prishtina në Mal të Zi.

Më pas, ndërmarrja është privatizuar dhe shitur, ndërsa ndërtesa e pushimores është shembur.

Avokati i Shtetit Sami Istrefi, i cili punon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka paditur një shtetas malazez i cili paraprakisht e kishte paditur MD’në nën pretendimin se një pjesë e pronës në shëtitoren “Rafailoviq” në Budva, është e tij.

Në anën tjetër mediat malazeze kanë raportuar edhe për kërkesën e Kosovës për kthimin e 33 mijë metrave katrorë në Gjirin e Kamenovës, i cili dikur ishte vendpushimi i punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe nxënësve të Kosovës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë