Loading…

E bleu monedhën e rrallë amerikane për 50 cent në Francë, tani vlen 100 mijë dollarë

  • 26/02/2020 | 19:36

E bleu monedhën e rrallë amerikane për 50 cent në Francë, tani vlen 100 mijë dollarë

Monedha e vitit 1776 u ble në një treg për më pak se një dollarë në Francë dhe tani u mësua nga pronari i ri se vlen afër 100 mijë dollarë amerikan. Monedha ishte prodhuar dhe lëshuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1776 vit ky i shpalljes së pavarësisë së trembëdhjetë kolonive britanike në Amerikë, sot SHBA’ja, transmeton Gazeta Metro.


Monedha ishte blerë nga një person deri tani anonim për 56 cent në qershor të vitit 2018, sipas Professional Coin Grading Services (PCGS), që ka vlerësuar këtë monedhë.

Monedha e rrallë është prodhuar nga një legurë të kallajit dhe aluminit, përbëhet prej tre unazave, rrethi i mesit përmban një orë diellore, me rreze që shpërhndahen dhe shkruhet “Shiko punën tënde” më poshtë. Tjetri rreth ka Fugio dhe figurën e diellit derisa në rrethin e fundit shkruan “CONTINENTAL CURRENCY” (Valutë kontinentale).

Në anën tjetër të monedhës vërehet dizajni ku lidhen emërimet e 13 kolonive të lidhura zingjir. Brenda dy rrathëve tjerë shkruhet ”Jemi Një” dhe “Kongresi Amerikan”.

Nuk është e qartë se ku janë prodhuar këto monedha, disa spekulojnë se janë prodhuar në Britani për të satirizuar me përpjekjen me valutën e sapo shpallur të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë mbeten të rralla dhe shumë të vlefshme.

Vlerësohet që tani monedha të arrijë vlerën prej 97 mijë dollarë, duke shtuar se “paraqet një thesar të vërtetë”.

Monedhat e rralla mbeten një ndërmarrje me përfitim. Vitin e kaluar një monedhë e rrallë e prodhuar në vitin 1838 ishte shitur në ankand për 504 mijë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë