Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka natyralizuar basketbollistin amerikan, Divine Myles, i cili luan në pozitën e fundorit, transmeton Gazeta Metro.
Me kërkesën special nga trajneri i Kosovës, Damir Mullaomerovic, Divine Myles është basketbollisti më i ri i “Dardanëve”.
Myles ka pranuar që ta bartë fanellën e Kosovës dhe nga Federata e Futbollit të Kosovës mënjëherë është çertifikuar me pasaportën e Kosovës, raporton Asisti.
23 vjeçari, Divine Myles, këtë sezon ishte basketbollist te skuadra kampione e Kosovës, Z Mobile Prishtina./gazetametro.net