Loading…

E bujshme: Blend Baftiu largohet nga Ballkani, arrin marrëveshje me klubin e njohur europian

  • 04/08/2020 | 21:49

E bujshme: Blend Baftiu largohet nga Ballkani, arrin marrëveshje me klubin e njohur europian

Ylli i ri i Ballkanit dhe Kosovës, Blend Baftiu, raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin më të trofeshëm austriak, Austria Viennan, transmeton Gazeta Metro.


Blend Baftiu regjistroi një sezon të jashtëzakonshëm me Ballkanin, duke u renditur edhe i pari në listën e top golashënuesve.

‘Këpuca e Artë’ për këtë vit i takoi mesfushorit të Ballkanit dhe reprezentuesit të Kosovës, i cili shënoi 19 gola në Superligën e Kosovës.

Forma e tij e lartë e treguar në elitën e futbollit kosovar ka marrë vëmendjen e shumë klubeve europiane, teksa raportohet se tashmë ka edhe një marrëveshje të arritur.

Insporti, nga burime të sigurta brenda klubit merr vesh se Baftiu ka arritur marrëveshje me skuadrën tjetër të Vjenës, Austria Vienna.

Sipas këtij mediumi, transferimi do zyrtarizohet gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë