Loading…

E bujshme: Gjiganti nga Serie A nis negociatat për transferimin e Milot Rashicës

  • 30/06/2020 | 20:07

E bujshme: Gjiganti nga Serie A nis negociatat për transferimin e Milot Rashicës

Napoli besohet se ka filluar negociatat për një transferim të mundshëm të yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, transmeton Gazeta Metro.


Milot Rashica besohet se është më afër transferimit te RedBull Leipzig, por kjo varet edhe nga ndeshjet e barazhit që i zhvillon Werder Bremeni.

Werder Bremeni do t’i zhvillojë dy ndeshje ndaj Heidenheim, skuadër e cila arriti të renditet e treta në Bundesliga 2, dhe nga ndeshjet e barazhit do kërkojë inkuadrimin në elitën e futbollit gjerman.

LEXO EDHE: Werder Bremeni mëson kundërshtarin për ndeshjet e barazhit, caktohen edhe datat e ndeshjeve

Në rast se Werder Bremeni siguron mbijetesën, çmimi i Milot Rashicës do të rritet në 25 milionë euro dhe kjo shumë nuk do paguhet nga Leipzig, shkruan ‘Tuttosport’.

Kësisoj, duke parë situatën e sulmuesit vushtrrias dhe skuadrës së tij, mediumi italian shkruan se drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka rifilluar me negociatat për transferimin e 24 vjeçarit.

Ndryshe, Milot Rashica ka kontratë të vlefshme deri më 2022 me Werder Bremenin, por sipas të gjitha gjasave do largohet gjatë afatit kalimtar të verës. Mbetet të shihet vetëm se cili do jetë destinacioni i radhës i tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë