Loading…

E bukur kjo: Trajneri i Galatasaray me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

  • 25/10/2022 | 10:03

E bukur kjo: Trajneri i Galatasaray me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Milot Rashica pas huazimit në Galatasaray nga Norwich City në ndeshjet e para nuk preferohej nga trajneri, Okan Buruk duke mos i dhënë hapësirë të mjaftueshme. Mirëpo, ky i fundit tani e ka lavdëruar mjaftë shumë anësorin kosovar për paraqitjen e tij në ballafaqimin e fundit kundër Alanyaspor, transmeton Gazeta Metro.


Të dielën për Rashicën ishte ndeshja debutuese si startues në Superligën e Turqisë me fanellën e gjigantit turk, ku luajti për 71 minuta për t’u zëvendësuar pastaj me mesfushorin, Fredrik Midtsjo.

Ai ishte në një vijë me skuadrën e tij e cila bëri performancë të shkëlqyeshme gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë ndoshta edhe për shkak se luanin me një lojtar më pak, ra ritmi i lojës.

Çfarë arriti të tregoi për aq minuta sa kishte në dispozicion u vlerësua bukur shumë edhe nga gazetarët turk, të cilët në konferencë për media i bënë pyetje trajnerit lidhur me Rashicën.

”Ai ishte shumë i mirë. Ai nuk kishte shumë minuta dhe arriti të kap formën e tij. Ai e çoi skuadrën përpara sikurse një lokomotivë në krahun e djathtë gjatë pjesës së parë. Rashica është lojtar shumë i mirë dhe me karakter. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij shpresoj që edhe në ndeshjet e radhës të performojë në të njëjtën mënyrë,” tha Okan Buruk.

26-vjeçari me pak fat mund të linte gjurmë në këtë sfidë pasi që në minutën e 24’të asistoi për sulmuesin, Mauro Icardi por goli i shënuar nga ai u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në anën tjetër, ndeshja për Galatasaray nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme sepse vetëm në fund të takimit pranoi golin e barazimit (2-2). /gazetametro.net

Milot Rashica debutoi si startues në Superligën e Turqisë, vlerësimi dhe statistikat

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë