Loading…

‘E bukura dhe Bisha’ ndalohet në Kuvajt

  • 22/03/2017 | 16:04

‘E bukura dhe Bisha’ ndalohet në Kuvajt

Filmi “Beauty and the Beast”  pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër.

“E bukura dhe bisha” është hequr nga kinematë e Kuvajtit ditën e hënë, për shkak të një “skene homoseksuale”, që zgjat rreth dy sekonda. Filmi është shfaqur nëpër kinematë e këtij vendi me shumicë myslimane që nga dita e enjte, por ata që kishin blerë bileta për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”, shkruan Insajderi.

Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër. Homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje në disa shtete, ndërsa në Kuvajt dënohet deri me 6 vite burg./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë