Loading…

E dashura e Kanye West, Chaney Jones nuk lë vend për imagjinatë e veshur në të shkurtra teksa zbulon tatuazhin dedikuar reperit

  • 16/05/2022 | 08:36

E dashura e Kanye West, Chaney Jones nuk lë vend për imagjinatë e veshur në të shkurtra teksa zbulon tatuazhin dedikuar reperit

Chaney Jones tregoi linjat trupore teksa merrte pjesë në një festë në pishinë me miqtë në Florida të shtunën.


24-vjeçarje shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një bluzë që tregonte dekoltenë e saj me ngjyrë gri dhe pantallona të shkurtra elastike.

Ajo mbajti syze metalike mbi sytë e saj, flokët e zeza i la të lidhura pas kokës dhe të ndarë në mes në pjesën e përparme.

Jones kishte veshur sandale me platformë dhe çantën dore, që përputhej në mënyrë të përkryer me veshjen e saj metalike.

Veshja e saj e shkurtër nxori në pah tatuazhin e shkruar në anën e këmbës së djathtë.

Më vonë ajo postoi një seri fotosh në Instagramin e saj, ku nuk mungoi një koment nga partneri i saj, West.

Kanye komentoi një emoji me zemër të zezë në postim dhe Jones iu përgjigj atij me tre të ngjashme.

Jones tregoi përkushtimin e saj ndaj yllit të muzikës në fillim të kësaj jave duke zbuluar tatuazhin e saj të ri kushtuar atij përmes rrjeteve sociale.

Kloni i Kim Kardashian, i cili filloi të takohej me West në shkurt, bëri tatuazh emrin e tij ligjor ‘Ye’ në kyçin e saj të dorës së majtë.

Kanye dhe Chaney u lidhën për herë të parë në fillim të shkurtit, kur u panë së bashku në Soho House në Malibu.

Ata u fotografuan në vendin ekskluziv ndërsa ai ishte ende i lidhur me aktoren Julia Fox.

Kanye dhe Julia, 32 vjeçe, ishin në lidhje për gjashtë javë përpara se të ndaheshin në fillim të shkurtit. Menjëherë pas kësaj reperi u pa duke u shoqëruar me modelen, Chaney.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë