Loading…

E dëbuan nga Zvicra pasi e dhunoi seksualisht gruan, imami nga Kosova: Ai shtet e urren Islamin

  • 16/10/2019 | 15:30

E dëbuan nga Zvicra pasi e dhunoi seksualisht gruan, imami nga Kosova: Ai shtet e urren Islamin

Imami kosovar Fehim Dragusha u dëbua nga Zvicra pasi dyshohet se ka dhunuar grunë e tij dhe ka qëndrime kontraverske karshi ligjit të Zvicër. Por ky shtet, sipas tij e urren islamin, shkruan Gazeta Metro.


Pas vendimit të Gjykatës Federale Supreme për ta dëbuar nga shteti, pasi që dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij, nga ku viktima më pas është dërguar në qendër të rehabilitimit, imami po thotë se ky shtet e urren islamin.

Përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ai thotë se Zvicra sa herë flitet për islam, përgjigjet me një gjuhë të urrejtjes.

“Nuk po flas për ndonjë vend te Afrikës, por po tregoj për Zvicren, një shtet demokratik, në të cilin kur është në pyetje islami, atëherë flitet me një gjuhë te urrejtjes, të cilën gjë e kam potencuar që nga ardhja ime në CH”, ka shkruar Dragusha në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë