Loading…

E detyruan të bënte 300 pompa se theu rregullat e Covid-19, vdes 28-vjeçari

  • 07/04/2021 | 09:23

E detyruan të bënte 300 pompa se theu rregullat e Covid-19, vdes 28-vjeçari

Një burrë filipinas ka vdekur pasi u detyrua nga policia që të bënte 300 pompa, si ndëshkim për faktin se kishte thyer rregullat e Covid-19.


28-vjeçari Darren Manaog Penaredondo u kap jashtë banesës pas orës 18:00, pasi kishte dalë që të blinte ujë. Partnerja e tij, Reichelyn Balce u tha mediave lokale se i dashuri i saj dhe disa persona të tjerë që ishin kapur nga policia, u detyruan që të bënin pompa në rrugë.

“Kur erdhi në shtëpi, nuk ecte dot. E solli një nga personat që ishin dënuar për thyerjen e karantinës. Mendova se e kishin rrahur. Nuk ngrihej dot fare. Kur u përpoq të shkonte në tualet, pësoi një krizë. Njoftova urgjencën, por vdiq pa shkuar në spital”, tregoi partnerja e 28-vjeçarit.

Zyrtarët e lartë të policisë deklaruan se qytetarët që thyejnë rregullat e Covid-19 nuk dënohen me pompa dhe shtuan se nëse hetimi del në përfundimin se viktima është detyruar që të bëjë pompa në rrugë, përgjegjësit nuk do të tolerohen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë