Loading…

E dhimbshme: I riu nga Malisheva e ka të kryer magjistraturën, por punon punë krahu që 10 vite

  • 26/11/2020 | 19:57

E dhimbshme: I riu nga Malisheva e ka të kryer magjistraturën, por punon punë krahu që 10 vite

Edison Telaku quhet i riu nga Malisheva, i cili ka përfunduar studimet në Master në degën e Sociologjisë. Ai sot punon në madem të gurëve, pasi nuk ka mundur të gjejë punë në degën që ai ka studiuar, shkruan Gazeta Metro. 


Telaku i cili ka përfunduar studimet në Master në degën e Sociologjisë, sot punon në madem të gurëve. Madem i gurëve është vend ku nxirren gurë dekorues për rregullimin e oborrit dhe të mureve.

Ai ka 10 vite që kur ka përfunduar studimet Master në drejtimin e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. I riu nuk ka arritur të gjejë punë në profesionin që ai ka dhe kështu ai është detyruar të punojë punë krahu.

Ndryshe Telaku nuk është i vetmi prej të rinjve që nuk ka arritur të gjejë punë pas përfundimit të studimeve, raste të tilla ka me mijëra në vend. Shumë prej tyre punojnë punë krahu me fakultet ose kanë lëshuar Kosovën. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]zetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë