Loading…
E dhimbshme: Kjo është 18 vjeçarja që vdiq sot, po shkonte për pushime në Shqipëri me familje
  • 18/08/2019 | 22:41

E dhimbshme: Kjo është 18 vjeçarja që vdiq sot, po shkonte për pushime në Shqipëri me familje

Në mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ndodh një aksident i rëndë ku një e re e moshës 18 vjeçare ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Metro.

Metro mëson se 18 vjeçarja që ka mbetur e vdekur në këtë aksident është Erza Alili nga Kumanova, e cila me familje kishte marrë rrugën për pushime në Shqipëri.

Nga ky aksident një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në autostradë në drejtimin Duhel-Suharekë.

Metro posedon edhe një foto së bashku të familjes Alili nga Kumanova, por nuk e ka publikuar për shkak të ngjarjes shumë të rëndë që kanë pësuar familja./gazetametro.net

Dalin pamje të rënda nga aksidenti ku mbeti e vdekur një 18 vjeçare

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë