Sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Marus Rashford, ka zbuluar kuptimin e veçantë që kishte festa e tij pas golit të parë kundër Uellsit. Ai ka thënë se ishte një homazh për një mik që së fundmi humbi betejën me kancerin, transmeton Gazeta Metro.
Asi i ‘Tre Luanëve’ realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Uellsit. E para ishte një goditje mahnitëse nga gjuajtja e lirë që nuk i dha asnjë mundësi portierit, Danny Ward.
Duke folur pas lojës, Rashford zbuloi se festimi ishte për nder të një shoku që i ka vdekur vetëm disa ditë para ndeshjes.
Marcus Rashford, take a bow. pic.twitter.com/LiOLXqQaQB
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) November 29, 2022
”Fatkeqësisht humba një nga miqtë e mi disa ditë më parë. Ai ka pasur një betejë të gjatë me kancerin, kështu që jam i kënaqur që arrita të shënoj për të. Ai ka qenë gjithmonë një mbështetës i madh i imi, ishte thjesht një person i mrekullueshëm dhe jam i kënaqur që ishte pjesë e jetës sime,” tha ai.
Përveç dy golave të Rashord, në listën e golashënuesve hyri edhe anësori i Manchester City, Phil Foden, i cili realizoi vetëm dy minuta pas golit fantastik nga sulmuesi i Man United.
25-vjeçari aktualisht ka tre gola në tre ndeshje të Kupës së Botës, aq sa kanë edhe Kylian Mbappe, Cody Gakpo dhe Enner Valencia.
Anglia tani në fazën e 1/16 do të përballet me Senegalin më 4 dhjetor me fillim nga ora 20:00. /gazetametro.net
Ja kur ishte hera e fundit kur Anglia përfundonte në krye të grupit të Kupës së Botës