Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thekson se kjo lëvizje qysh në fillim ka paralajmëruar se cili do të jetë përfundimi i Komisionit për matjen e territorit, prandaj edhe e kanë kundërshtuar.
Ajo shkruan në rrjetin social Facebook se është e dhimbshme si po tentohet të manipulohet opinioni publik lidhur me Demarkacionin.
”Është e turpshme e dhimbshme madje për ne e papranueshme të tentohet manipulimi me opinionin publik dhe të thuhet se Çakorri është jashtë territorit të Kosovës, tashmë kur secili fakt i publikuar e parasheh Çakorrin përbrenda territorit tonë, kjo është dëshmuar me qindra herë”, tha Haxhiu.
Lexoni postimin e saj të plotë:/gazetametro.net