Loading…

E dhimbshme: Vdes 13-vjeçari nga Rahoveci, po kërkonte ndihmë për shërim jashtë vendit

  • 05/05/2021 | 21:00

E dhimbshme: Vdes 13-vjeçari nga Rahoveci, po kërkonte ndihmë për shërim jashtë vendit

Ka vdekur 13-vjeçari nga Rahoveci, Erhan Mushla i cili vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur zyrtarët e shkollës ku ai mësoi.

Operacioni i tij duhet të bëhej jashtë vendit, por që fatkeqësisht, ai nuk i mbijetoi sëmundjes.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Na la një shok i mirë, e pabesueshme Erhan që ike kaq shpejtë, Zoti të dhëntë paqe e qetësi për shpirtin tënd. Shokët dhe shoqet e klasës VII/1 SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec.

E nderuara familja Mushla me dhembje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Erhanit, ndajmë dhembjen me humbjen e nxënësit të nderuar, shembëlltyra e tij prej një nxënësi shembullor do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një kujtim i paharruar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit e tij, për kohë të gjatë do t’a ndiejmë mungesën e Erhanit.

Drejtoria e shkollës dhe Këshilli i Arsimtarëve SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë