Loading…

E dhimbshme: Vdes farmacistja nga Vushtrria, nënë e dy fëmijëve

  • 20/10/2019 | 09:38

E dhimbshme: Vdes farmacistja nga Vushtrria, nënë e dy fëmijëve

Ka vdekur në moshën 38 vjeçare Vahide Përvetica, farmaciste nga Vushtrria. Lajmi është kumtuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës me një postim në faqen zyrtare, transmeton Gazeta Metro.


Ende nuk dihen shkaqet që quan në vdekjen e nënës së dy fëmijëve.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen në moshë shumë të re nga jeta të koleges sonë farmaciste Vahide Përvetica.

Vahide Përvetica u lind më 01.03.1981 në Vushtrri ku edhe përfundoi shkollën e mesme. Në vitin 2000/2001 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në Prishtinë të cilin e përfundoi në vitin 2006 me nota të larta e plot meritë.

Për disa vite menaxhoi dhe udhëhoqi barnatoren e saj private në Vushtrri, kurse në fillim të vitit 2017 u punësua si farmaciste në spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri“.

Pas vetes la bashkëshortin, dhe dy djemtë, Engjin 6 vjeç dhe Kronin 2 vjeç!

OFK në emër të të gjithë farmacistëve shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve që patën fatin ta njohin atë, e ta kujtojnë ashtu si ishte një vajzë e shoqe shumë e edukuar, grua e nënë e përkushtuar ndaj familjes, e farmaciste shembullore. Në këto raste të ndarjeve të parakohshme familja dhe miqtë të gjejë forcën për të përballuar dhembjen.

Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot më 19 Tetor 2019 në orën 13:00 në fshatin Pantinë, Komuna e Vushtrrisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë