Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Pas asaj të profesionistëve shëndetësor që s’morën pagat, edhe një protestë tjetër po mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Para objektit të Qeverisë aktualisht po protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës.
Ata po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre, që përfshijnë nxjerrjen e Ligjit për Lotarinë dhe marrjen e pagave.
Punëtorët në njoftimin e djeshëm por edhe sot kanë kërkuar që Qeveria të marrë përsipër pagat e tyre.
“Të indinjuar me neglizhencën dhe injorimin nga ana e Qeverise së Kosovës përkundër premtimeve te bëra, protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave tona e që janë Ligji për Lotarinë e Kosovës si dhe përmbushja e obligimeve, pagave për punëtoret tanë. Kërkojmë praninë dhe ndihmën tuaj në përmbushjen e kërkesave te punëtoreve tanë, të cilët për tri vite gjenden në gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale”, thuhej në njoftim dje.
Më poshtë keni fotografi nga protesta. /gazetametro.net