Loading…

E frikshme: 5 ushqime dhe pije të përditshme që pritet të zhduken pas disa viteve

  • 29/01/2023 | 21:46

E frikshme: 5 ushqime dhe pije të përditshme që pritet të zhduken pas disa viteve

Qendra Ndërkombëtare e Agrikulturës Tropikale (CIAT) ka publikuar një raport ku tregon se 5 ushqime të përditshmërisë sonë do të zhduken në vitet e ardhshme.


Kjo do të vijë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave që po sjell ndryshimi klimatik.

Sipas CIAT, nëse nuk vihemi në lëvizje, në vitin 2050 ushqimet që do i rendisim më poshtë ka mundësi që të mos i shijojmë më.

Kafja: Një nga pijet më të konsumuara në botë është kafeja. Ajo është në rrezik zhdukjeje pasi prodhohet në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës për shkak të kushteve të shiut dhe të lagështirës. Por, thatësirat e zgjatura mund t’i japin fund kultivimit të kafesë deri në vitin 2050.

Kakao: Në Ganë dhe në Bregun e Fildishtë, që janë prodhuesit kryesorë në botë të këtij produkti, temperaturat do të rriten me më shumë se dy gradë deri në vitin 2050.

Banane: Ka nevojë për një klimë të moderuar dhe shumë ujë për t’u pjekur, por ndryshimet klimatike po sjellin thatësira dhe parashikohet që pas vitit 2050, mos ta kemi më këtë frut.

Vera: Nuk do të ketë më verë në vitin 2068. Temperaturat e larta dhe thatësirat e tejzgjatura po shkatërrojnë vreshtat.

Mjalti: Insektet po humbasin aftësinë e tyre pjalmuese. Fundi i mjaltit mund të vijë në vitin 2070.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë