Loading…

E frikshme: Shoferin e zë gjumi në timon, kamioni përmbyset në mes të autostradës

  • 29/09/2021 | 13:51

E frikshme: Shoferin e zë gjumi në timon, kamioni përmbyset në mes të autostradës

Shoferi i një kamioni në Malajzi, i cili dyshohet se e kishte zënë gjumi dhe kamioni që ngiste u përmbys në autostradë u arrestua nga policia nën dyshimin se kishte përdorur metamfetaminë.


Pamjet e përplasjes dramatike u filmuan nga një motoçiklist i cili po ndiqte në një distancë të shkurtër kamionin.

Brenda pak çastesh, kamioni kthehet në të majtë dhe në të djathtë para se të përmbyset dhe të rrëshqasë përgjatë asfaltit të autostradës Neë Lugina Klang në rajonin perëndimor të Luginës Klang.

Policia malajziane tha se kamioni madje goditi një motoçiklist tjetër gjatë incidentit i cili arriti të shpëtojë pa pësuar lëndime të rënda.

Mendohet se shoferin 33-vjeçar e kishte zënë gjumi në kamion dhe fjetur dhe raportohet se ka rezultuar pozitiv për metamfetaminën.

Kamionisti u arrestua në vendngjarje dhe më pas u dërgua në paraburgim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë