Loading…
E fundi: Real Madrid cakton datën e prezantimit të Neymar në ‘Bernabeu’
  • 23/08/2019 | 11:59

E fundi: Real Madrid cakton datën e prezantimit të Neymar në ‘Bernabeu’

Real Madrid ndodhet në Paris, për të mbyllur transferimin e Neymar Junior. Përfaqësuesi Jose Angel Sanchez, po negocion me PSG’në për të dënuar të gjitha kërkesat e tyre dhe detajet e një ndër operacioneve më të bujshme të kësaj vere, transmeton Gazeta Metro.


Klubi madrilen ka avantazh në këtë drejtim, duke qenë se synojnë të paguajnë me para për transferimin e brazilianit, të cilin në vitin 2011 Barcelona ua rrëmbeu nga duart dhe tani është koha e tyre për të bërë të njëjtën gjë.

Sipas informacioneve nga Spanja, klubi katalanas nuk ka para mjaftueshëm për të mbyllur rikthimin e Neymar, prandaj kanë kërkuar që të përfshijnë lojtarë të tjerë në këtë transferim, gjë që nuk pranohet në asnjë mënyrë nga kampionët ne Francës.

Ndërkohë, ‘Sport.es’ ka zbuluar se në Madrid po përgatiten për prezantimin madhështor të Neymar. Do të jetë java e ardhshme koha kur 27-vjeçari do të zbresë në “Bernabeu” para publikut madrilen, sipas medies spanjolle, teksa orët e ardhme pritet të jenë përcaktuese për fatin e brazilianit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë