Loading…
E fundit: Ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Prishtinës, kjo është arsyeja
  • 16/02/2019 | 21:35

E fundit: Ndërpritet ndeshja mes Yllit dhe Prishtinës, kjo është arsyeja

Ndeshja mes KB Golden-Eagle Ylli dhe KB Z-Mobile Prishtina është ndërprerë ende pa përfunduar koha e rregulltë, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja derbi e javës së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll u ndërpre pranë rezultatit 64-68 në favor të Prishtinës.

Kjo për shkak se delegati i Federatës së Basketbollit të Kosovës kishte kërkuar që të zbrazet salla, mirëpo kjo kërkesë ishte refuzuar kategorikisht nga vendasit të cilët vendosen që të mos e vazhdojnë ndeshjen, pasi që sipas tyre ndeshja zhvillohet për publikun.

Ekipi nga Suhareka përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare kanë reaguar duke u shprehur të indinjuar edhe me referimin e ndeshjes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë