Loading…

E fyen rëndë Ymerin veç pse ky e respektoi himnin e Kosovës: Hoxha i ngritët tash vetë në këmbë

  • 18/02/2020 | 13:20

E fyen rëndë Ymerin veç pse ky e respektoi himnin e Kosovës: Hoxha i ngritët tash vetë në këmbë

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, kohë më parë e kishte sulmuar duke e quajtur tradhtar Visar Ymerin, për faktin se ky ishte ngritur gjatë intonimit të himnit të Kosovës, por me të ardhur në pushtet, Hoxha ka respektuar simbolet e Kosovës që dikur i fyenin e përbuznin, shkruan Gazeta Metro.


Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, kohë më parë kishte bërë akuza të rënda  në drejtim të ish kryetarit të VV’së dhe PSD’së, Visar Ymeri, duke e quajtur tradhtar, veç pse ky i fundit kishte vendosur ti respektonte simbolet e Kosovës, dhe ishte ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës.

“Visar Ymeri, tani e tutje, duhet të jesh edhe për Demarkacionin e Zajednicën. Kush tradhton, tradhton deri në skaj. Hajt, të qoftë e mbarë theqafja dhe i rëndë çmimi me të cilin je shitur”, kishte shkruar Hoxha në akuzat ndaj Ymerit i cili kishte vendosur ta respektonte himnin e Kosovës.

Me të ardhur në pushtet Vetëvendosje, kanë ndryshuar radikalisht, përveç liderit të tyre Albin Kurti, ka qenë edhe vetë, Elvis Hoxha ai që është ngritur në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës, gjatë vizitës në Kazermën ‘Adem Jashari’, gjatë ditës së djeshme, në shënimit e 12 vjetorit të ditës së Pavarësisë.

E gjithë kjo sjellje është një ndërrim radikal i sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje karshi flamurit verdhë e kaltër dhe himnit pa tekst, shkruan Gazeta Metro.

Albin Kurti si lider i VV’së bashkë me aktivistët e tij nuk i pranuan asnjëherë simbolet e Kosovës. Madje vetë ai flamurin e kishte quajtur lara-lara.

Teksa në të gjitha ceremonitë ku po merr pjesë, madje edhe në atë ku e mori detyrën, Kurti u përcoll me himnin e Kosovës, për të cilin dikur nuk ngritej as në këmbë./gazetametri.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë