Loading…

‘E gjeta një telefon, një pako cigaresh’, flet personi që ra në gjurmët e Shqipdon Aliut

  • 22/10/2019 | 14:51

‘E gjeta një telefon, një pako cigaresh’, flet personi që ra në gjurmët e Shqipdon Aliut

Pas nëntë ditësh nga zhdukja e tij, Shqipdon Aliu, u gjet i vdekur në fshatin e tij të lindjes. Lajmin për gjetjen e tij e konfirmoi policia në mbrëmjen e së hënës.

Ndërsa, para gjetjes së trupit të Shqipdonit, një person kishte gjetur gjësendet e tij afër vendit ku u gjet trupi.

Ahmet Limani ishte personi që kishte rënë në gjurmë të Shqipdonit mbrëmjen e së hënës. Ai kishte gjetur telefonin e tij, një pako cigaresh dhe një shkrepës, në vendin ku më pas do të gjendej edhe trupi i pajetë i 24-vjeçarit.

Limani ka treguar për Express se si ka ndodhur e tërë ngjarja pas gjetjes së gjërave të cilat i përkisnin Shqipdonit.

“E kam gjet një telefon, një pako cigaresh dhe një shkrepës. Telefoni ka qenë i ndalur, kur kam shku në shtëpi e kam mbushë me bateri dhe kur është ndezë në ekran ka dalë një fotografi e Shqipdonit. Familjarët më kanë thënë se personi që është në fotografi është duke u kërkuar. E kam telefonu dajën e tij, i kam thënë të vijë tek unë. E kemi telefonuar edhe policinë, bashkë me dajën dhe policinë kemi shku në vendin ku e kam gjetur telefonin dhe gjërat tjera, në afërsi të atij vendi policia e ka gjet edhe trupin e pajetë të Shqipdonit”, ka thënë Limani. Vendi ku dyshohet se u gjet trupi i pajetë i Shqipdonit

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i Shqipdonit është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, nga ku edhe do të mësohen rrethanat e vdekjes së 24-vjeçarit.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë