Loading…

‘E gjuan gurin, e fsheh dorën’: O’Connell nuk pranon të flasë për çnjohjet e Kosovës

  • Nga

  • 14/11/2018 | 16:38

‘E gjuan gurin, e fsheh dorën’: O’Connell nuk pranon të flasë për çnjohjet e Kosovës

Ditë më parë bëri një deklaratë ‘bombë’ për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nga disa vende, ndërsa tani s’pranon të flasë rreth saj.


“Fatkeqësisht disa vende kanë tërhequr njohjet. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime”. Kështu ishte shprehur ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi Oconell, duke iu përgjigjur  pyetjes së një qytetari në Facebook.

Kjo deklaratë e tij përkitazi me ato të liderëve serbë, bëri që të reagojë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, shkruan Gazetametro.net.

Nga kjo ministri mohuan deklaratën e ambasadorit si dhe ato që po publikohen në vazhdimësi në mediat serbe.

“Kjo nuk është e vërtet. Ne jemi në kontakt me departamentin e shtetit, me ta mbajmë kontakte të vazhdueshme, po ashtu edhe me partnerë ndërkombëtarë, kjo absolutisht nuk është e vërtetë”, kishin thënë nga kjo Ministri.

Gazeta Metro ka tentuar të marrë një përgjigje nga ambasadori O’Conell lidhur me deklaratën e tij rreth tërheqjes së njohjeve, por i njëjti nuk është përgjigjur.

“Ambasadori Britanik është shumë i zënë këto ditë dhe nuk mund t’i përgjigjet pyetjeve që ju keni parashtruar,” thuhet në përgjigjen e ambsadës britanike.

Ndërkohë, duhet të theksohet se Serbia që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës përmes propagandës tenton të ndikojë  për tërheqjen e pavarësisë nga shtetet që e kanë njohur.

Është pikërisht Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, i cili pothuajse çdo ditë përmend emrat e shteteve, që  siç thotë ai,‘ kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës’ , por edhe lobon te shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, të mos e bëjnë.

Gjithashtu shteti serb e shfrytëzon propagandën edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si së fundi për Interpol.

Sipas pretendimeve të Serbisë, shtetet që deri më tani ‘kanë tërhequr’ njohjet janë: Liberia, Burundi, Guinea Bisao, Sao Tome e Principe, Surinami, Unioni i Komoreve, Ghana, Gambia, Dominika, Grenada./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë