Loading…

E goditi gruan e tij disa herë, arrestohet ferizajasi

  • 04/11/2021 | 20:02

E goditi gruan e tij disa herë, arrestohet ferizajasi

39 vjeçar nga Ferizaj e ka goditur gruan e tij disa herë, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, përcjellë Gazeta Metro,


Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë me inicialet B.T,  39 vjeçar nga Ferizaj pas një fjalosje verbale me gruan e tij, ka eskaluar duke e goditur disa herë.

I dyshuari është i intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e ” Recakut’’ në Ferizaj është një rast i sulmit .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë