Loading…

E habitshme: Erdogan lë hapur mundësinë se do e humb pushtetin

  • 15/11/2021 | 13:31

E habitshme: Erdogan lë hapur mundësinë se do e humb pushtetin

Në një takim me disa të rinj në muzeun e Trojës në Çanakkale, Erdogan la të hapur mundësinë e humbjes së pushtetit. Në të njëjtën kohë, ai foli për historinë dhe për shkatërrimin e Trojës.


“Troja është simboli i së shkuarës që na përfaqëson më së miri, si të gjithë popujt që kanë jetuar në Anadoll. Beteja e Trojës që zhvillohet në Iliadën e Homerit, si dhe shkatërrimi i Trojës, në fakt shpjegon një luftë, gjurmët e së cilës arrijnë deri në ditët e sotme.

“Ashtu si në të gjitha zonat gjeografike, çfarëdo të mirë dhe të bukur që gjetëm, e mbrojtëm dhe zhvilluam”, tha Erdogan.

Më pas presidenti turk për herë të parë la të hapur mundësinë e humbjes së pushtetit. “Deri sot e kemi kryer detyrën. Nëse populli na falënderon për atë që kemi bërë, atëherë gjithçka është në rregull,  le ta prishin të tjerët atë që kemi ndërtuar edhe nëse sistemet nuk funksionojnë”.

“Me sondazhet nga Mesdheu Lindor dhe deri në Detin e Zi, kemi marrë sinjale pozitive dhe kur të fillojmë të prodhojmë gazin tonë, gjithçka do të ndryshojë”, vazhdoi Erdogan, duke iu referuar aspiratave të Turqisë për shpime në rajon

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë